TOP LAW RKS

TOP LAW RKS është një studio ligjore me seli në Prishtinë, Kosovë, e specializuar në ofrimin e shërbimeve juridike të gjithanshme. Themeluesi dhe CEO i saj, Avokat Muharrem Kurtaj, është jurist i diplomuar në Universitetin e Prishtinës "Hasan Prishtina", me specializim në të drejtën kushtetuese dhe administrative.

Ai ka ndjekur trajnimet në Forumin Botëror për Demokraci nga Këshilli i Evropës në Strasbourg, duke qenë pjesë e Shkollës Politike. Po ashtu, ka përfunduar me sukses provimin shtetëror të Jurisprudencës dhe atë të Etikës Profesionale, duke u licencuar si Avokat pranë Odës së Avokatëve të Kosovës.

Me përvojë të gjerë në institucione shtetërore dhe sektorin privat, ka dhënë kontributin e tij në Ministrinë e Shëndetësisë, Odën e Avokatëve të Kosovës, Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve.

Veçanërisht, si Inspektor i Punës, ka mbikëqyrur zbatimin e legjislacionit të punës dhe sigurisë në punë, duke realizuar mbi një mijë inspektime, trajtime të ankesave dhe vendime zyrtare. Përkushtimi dhe profesionalizmi i tij e bëjnë TOP LAW RKS një adresë të besueshme për këshillim dhe përfaqësim juridik të nivelit më të lartë.

TOP LAW

TOP LAW ofron shërbime juridike të besueshme dhe profesionale për individë dhe biznese në fushat civile, penale, tregtare dhe administrative.

Adresa

214 Lidhja e Prizrenit, Prishtinë | 20000

Orari

Hëne - Premte

08:00 - 16:00