PËRMBARIMORE
TOP LAW RKS ofron Konsulencë Procedura Përmbarimore, duke ju ndihmuar të kuptoni dhe të ndiqni procesin e përmbarimit si fazën e fundit të procesit gjyqësor. Ne ju udhëzojmë për të drejtat dhe detyrimet tuaja gjatë ekzekutimit të vendimeve gjyqësore dhe procedurave të përmbarimit, në përputhje me ligjet në fuqi dhe praktikat më të mira juridike.
Shërbimet tona përfshijnë:
Procedura e përmbarimit në shkallë të parë
Fillimi i procedurës përmbarimore
Detyrat dhe kompetencat e Organit Përmbarues
Zbatimi i procedurës përmbarimore
Aktvendimet e Gjykatës lidhur me përmbarimin
Dokumentet përmbaruese dhe të besueshme
Kërkesa për përmbarim në të holla
Propozimi për përmbarim
Tërheqja e plotë ose e pjesshme nga procedura e përmbarimit
Përmbajtja e deklaratës për pasurinë e debitorit
Autorizimet dhe kompetencat e Përmbaruesit Privat
Të drejtat e debitorit në procedurën përmbarimore
Kërkesa e palëve të treta për shtyrjen e përmbarimit
Rrethanat e pezullimit të përmbarimit sipas detyrës zyrtare
Mjetet e rregullta të goditjes në procedurën përmbarimore
Prapësimi dhe ankesa kundër vendimit mbi prapësimin
Përjashtimi i sendeve nga përmbarimi
Shitja e sendeve të sekuestruara
E drejta e pengut mbi kredinë e debitorit
Veprimet ekzekutive dhe ekzekutimi i detyrimeve monetare
Konkluzioni për shitjen e pasurive të paluajtshme
Përfaqësim ligjor në të gjitha fazat e përmbarimit
Me përvojën dhe njohuritë tona, sigurojmë një përmbarim të drejtë, efektiv dhe të shpejtë, duke mbrojtur interesat dhe të drejtat tuaja ligjore.
Kontakti
Na kontaktoni për ndihmë ligjore mbi të drejtat civile dhe mbrojtjen e tyre. Jemi këtu për ju.