PENALE

TOP LAW RKS ofron Konsulencë Penale profesionale, duke ju informuar mbi sjelljet që përbëjnë vepra penale dhe që cenojnë liritë dhe të drejtat e njeriut, si dhe vlerat shoqërore të mbrojtura me ligj.

Përcaktimi i veprave penale, llojet e masave dhe shkalla e sanksioneve për autorët e këtyre veprave bazohet në parimin e proporcionalitetit dhe nevojën për mbrojtje efektive të të drejtave të njeriut dhe të rendit shoqëror. Konsulenca jonë përfshin të gjitha fazat e procedimit penal, duke garantuar mbrojtje të drejtë dhe përfaqësim profesional që nga momenti i parë i ndjekjes penale deri në fazën përfundimtare të procesit gjyqësor.

Fushat kryesore të mbulimit përfshijnë:

Ndihmë ligjore gjatë ndalimit dhe arrestimit
Informim mbi të drejtat e personit të arrestuar
Asistencë gjatë marrjes në pyetje dhe aktakuzës
Mbrojtje dhe përfaqësim për persona të privuar nga liria
Sigurimi i një gjykimi të drejtë, të paanshëm dhe brenda afateve të arsyeshme
Konsultim mbi llojet e dënimeve dhe matjen e tyre
Respektimi i parimit të prezumimit të pafajësisë
Hartimi dhe paraqitja e materialeve të mbrojtjes
Kundërshtimi i provave dhe përfaqësimi gjatë gjykimit
Hartimi i kërkesave dhe akteve juridike
Përpilimi dhe dorëzimi i kallëzimeve penale
Përfaqësim dhe paraqitje ankesash ndaj Prokurorisë dhe Gjykatave
Paraqitja e kërkesave për falje, ulje dënimi dhe lirime me kusht
Kërkesë për pezullim dhe parashkrim të ekzekutimit të dënimit
Ankimim kundër aktgjykimeve dhe aktvendimeve
Përdorimi i mjeteve të jashtëzakonshme juridike
Shtyrje e ekzekutimit të dënimit me burgim
Përfitime ligjore për të dënuarit
Padi për kompensim për burgim dhe arrestim të padrejtë
Dhe shumë të tjera…

TOP LAW RKS është partneri juaj i besueshëm për përfaqësim penal profesional, duke siguruar që të drejtat tuaja të mbrohen me seriozitetin dhe përkushtimin maksimal në çdo fazë të procesit penal.

brown wooden smoking pipe on white surface

Kontakti

woman holding sword statue during daytime
woman holding sword statue during daytime

Na kontaktoni për ndihmë ligjore mbi të drejtat civile dhe mbrojtjen e tyre. Jemi këtu për ju.