MARRËDHËNIA E PUNËS
TOP LAW RKS ofron Konsulencë Ligjore mbi Marrëdhëniet e Punës, duke ju informuar mbi të drejtat dhe detyrimet tuaja në bazë të Ligjit të Punës, Ligjit për Zyrtarët Publikë, Kodit Penal të Kosovës, si dhe konventave ndërkombëtare dhe akteve të tjera ligjore dhe nënligjore në fuqi.
Çdo cenim i këtyre të drejtave nga punëdhënësi apo punëmarrësi mund të kundërshtohet përmes ankesave, padive dhe kallëzimeve penale, të cilat dorëzohen pranë institucioneve kompetente, përfshirë Inspektoratin e Punës, Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës dhe gjykatat përkatëse. Në varësi të shkeljes, palët përgjegjëse mund të ndëshkohen me gjoba administrative, kompensime të detyrueshme financiare apo edhe dënime me burgim.
Fushat kryesore të mbulimit përfshijnë:
Të drejtat e garantuara për punësuarit
Krijimi i marrëdhënies së punës
Kontratat e punës dhe kushtet e punësimit
Paga mujore, pagesa e kontributeve dhe specifikimi i pagës bazë
Pagesa për punë jashtë orarit dhe pushimet (ditore, javore, vjetore)
Pushimet mjekësore dhe mbrojtja nga diskriminimi në punë
Risistemimi dhe ndryshimi i punëdhënësit
Masat disiplinore dhe ndërprerja e kontratës së punës
Të drejtat për gratë shtatzëna dhe lehonat
Negociatat kolektive dhe organizimi sindikal
Sigurimi shoqëror dhe ndihma mjekësore
Mbrojtja nga lëndimet dhe sëmundjet profesionale
Kompensimi për lëndimet në vendin e punës
Siguria dhe shëndeti në punë
Mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit të Punës dhe Ligjit për Zyrtarët Publikë
Të drejtat dhe detyrimet e punësuarve dhe punëdhënësve
Procesi i konkurseve në sektorin publik
Dhe shumë të tjera…
Me përkushtim dhe profesionalizëm, TOP LAW RKS ju ndihmon të mbroheni nga çdo shkelje ligjore në marrëdhëniet e punës dhe të siguroheni që të drejtat tuaja të respektohen plotësisht.
Kontakti
Na kontaktoni për ndihmë ligjore mbi të drejtat civile dhe mbrojtjen e tyre. Jemi këtu për ju.